Report TV - E kaluara komuniste debat në prezencën e OSBE-së

Report TV 2017-07-04

Views 0

Trajtimi i të së kaluarës totalitare të Shqipërisë është rikthyer si temë e një debati në një aktivitet të organizuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri me institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile në Tiranë.

Kryetari i prezencës, ambasadori Bern Bocchardt, u shpreh se është e rëndësishme të zgjerohen njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri për të ardhmen dhe të ruhen vendet e kujtesës.

??Kemi ndjekur me shumë interes debatin e këtyre kohëve për transmetimin në televizor të filmave të prodhuar gjatë regjimit totalitar. Interesi publik që ka ngjallur kjo temë, si dhe reagimet e shumta ndaj rezultateve të sondazhit tonë për të shkuarën e Shqipërisë, dhjetorin e shkuar, tregojnë se ekziston akoma nevoja për të diskutuar dhe për të zhvilluar një narrativë kolektive liberalizuese për një të shkuar kaq të dhimbshme??,-u shpreh Bocchardt.

Share This Video


Download

  
Report form