Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përceptimi i shqiptarëve për komunizmin dhe Enver Hoxhën i pasqyruar në një sondazh të IDRA-s është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare.
Presidenti Bujar Nishani ndërhyri për të prcjellë mesazhin se është e pafalshme nëse ne do lejojmë të harrohet e kaluara?
?Nuk duhet të harrojmë të shkuarën. Është e pafalshme nëse ne do lejojmë të harrohet e kaluara. Sot kemi 6 mijë shqiptarë të ekzekutuar që nuk e dinë se ku i kanë varret. Djathi veza e gjalpi ishin vetëm për një grup luksi për të ushqyer fëmijët e tyre. Ushqeheshim me bukë e sheqer. S?duhet të harrojmë vuajtjet e diktaturës. NATO që sot na garanton lirinë e garancinë, konsiderohej si armik. OSBE konsiderohej si organizatë imperialiste që ndërhynte në punët e Shqipërisë. Kjo duhet kujtuar për të verifikuar që e tashmja ka pësuar ndryshime dramatike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-e-pafalshme-nese-ne-do-lejojme-te-harrohet-e-kaluara/