Ngritja e Keshillit te Larte te Prokurorise ne ngerç?

RTV KLAN 2018-09-10

Views 0

Shkarkimi i prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit këtë të hënë duket se ka futur ne ngërç ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Hoti ishte kandidat për këtë Këshill si përfaqësues i prokurorive të Apelit. Sëbashku më të, nga këto prokurori kandiduan Besa Nikëhasani dhe Bujar Kaloçi, të cilët nuk kaluan dot Vetting-un.

I vetmi që ka kaluar procesin është Arben Dollapi. Nga prokuroritë e Apelit, sipas ligjit, duhet të jenë dy anëtarë. Në kushtet kur Vetting-u ka shkarkuar tre kandidatë dhe ka kaluar vetëm një, skenari më i keq është vonesa e ngritjes se institucionit.  

Të 3 prokurorët kanë ankimuar vendimet. Ngritja e KLP pritet të ketë të njëjtin problem si në rastin e Këshillit të Lartë Gjyqësorë. Shkarkimi i Besim Trezhnjëves, si kandidati i vetëm nga Gjykatat e Apelit, solli si rezultat moskandidimin e gjyqtarëve për këtë post. Vetëm të martën, Gjykata e Lartë njoftoi se për këtë vend kishin kandiduar dy gjyqtarë.

Pritet se çfarë do të ndodhë me kandidatët, të cilët janë shkarkuar nga shkalla e parë, nëse do rikthehet ndonjëri prej tyre në sistem. Apo do të rikonfirmohen vendimet dhe me pas duhet rihapur gara për vendin vakant.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS