Ora News - Bëhet identikiti i autorit të vrasjes së biznesmenit Memli Begalla

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vrasësi i biznesmenit 64-vjeçar, Memli Begalla, është filmuar nga kamerat pranë banesës së tij, në rrugën "Nikolla Tupe", në ish-Bllok. Nga kqyrja e pamjeve filmike është vërejtur një person, afro 1.70 i gjatë, me syze dhe kapele, që është larguar menjëherë pas vrasjes pasi ka qëlluar me armë në kokë biznesmenin. Ndërkohë grupi i hetimit ka lënë të lirë tre personat e shoqëruar pas atentatit pasi rezultoi se nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Dy ditë pas vrasjes së biznesmenit 64-vjeçar në Tiranë, grupi hetimor ka arritur të kryejë përshkrimin e autorit, falë kamerave të sigurisë që e kanë filmuar.

Autori ka qenë një person i gjatë rreth 1.70 metër i gjatë me syze dhe kapele. Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë

Njëra prej kamerave është në pronësi të një gjykatësi të njohur, ndërsa tjetra i përket sistemit të sigurisë së pallatit. Për pasojë, ekspertët kanë marrë vetëm filmimet e njërës prej kamerave, sepse tjetra ende nuk është kontrolluar. Banorët na thanë se gjykatësi nuk ndodhet në Shqipëri. Fqinjët e viktimës thanë se përgjatë orëve të natës, e gjithë zona është e errët dhe nuk kishin dëgjuar zhurmën e armës, për shkak se vrasësi ka përdorur silenciator.

Nga ana tjetër, të shoqëruarit në Policinë e Tiranës, janë lënë të lirë, pasi blutë nuk kishin ndonjë provë që i implikonte ata në vrasjen e Memli Begallës, përpos faktit që viktima u kishte borxh shuma të konsiderueshme.

Policia po heton në dy pista në lidhje me vrasjen e biznesmenit i cili u qëllua me një plumb në kokë mbrëmjen e të mërkurës (14 shkurt 2018 ) në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/behet-identikiti-i-autorit-te-vrasjes-se-biznesmenit-memli-begalla

Share This Video


Download

  
Report form