Mediu, grup me deputetë borxh - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti ka regjistruar zyrtarisht 4 grupe parlamentare, por ajo qe bie ne sy është qe ne grup parlamentar është regjistruar edhe Partia Republikane, e cila nuk mori asnjë deputet nen siglen e saj ne zgjedhjet parlamentare.

Fatmir Mediu, i cili edhe vete doli deputet per te dytën here me siglën e PD ka marre nga Partia Demokratike 6 deputete per te arritur numrin e nevojshëm per te krijuar grup parlamentar, nje praktike qe nuk ndiqet per here te pare ne parlamentin shqiptar.


Vete kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho shpjegon se kjo lëvizje e deputeteve eshte thjesht nje taktike per t?i dhënë opozitës me shume mundësi per te folur.

Krijimi i nje grupi parlamentar ka disa avantazhe financiare dhe politike. Nje grup parlamentar ka te drejte te ketë nje këshilltar dhe nje sekretar, dhe kreu i grupit, ne kete rast Mediu, merr nje pagese shtese prej 7.500 lekesh ose 5% te pages se deputetit.

Nga ana tjeter kreu i grupit parlamentar ka te drejte te jete ne konferencën ku përcaktohet axhenda e punimeve te parlamentit dhe ka gjithnjë me shume kohe ne dispozicion per te folur ne parlament.

Share This Video


Download

  
Report form