TIRANE-Gjon Juncaj, prokurori shqiptaro-amerikan prej një viti i vendosur në njësinë anti-korrupsion pranë Prokrurorisë së Krimeve të Rënda e nisi ditën e sotme me monitorimin e gjyqeve të Gjykatës së Lartë, institucion që ka nën gjykim edhe gjyqtaren e Lartë, Majlinda Andrea.
I vetëm, prokurori i huaj që ofron eksperiencë për hetimin e çështjeve të korrupsionit ndoqi për 30 minuta seancën e radhës ndaj 5 të pandehurve të akuzuar për një aferë korrupsioni mes tyre dhe të gjyqtares, Majlinda Andrea.
Prokuroria: Të zgjatet pezullimi nga detyra
Afati i pezullimit nga detyra për gjyqtaren Majlinda Andrea e pandehur për akuzën e korrupsionit ka përfunduar dhe për këtë arsye prokurori Arben Kraja në seancën gjyqësore të kësaj të hëne i kërkoi Kolegjit Penal zgjatjen e masës së sigurisë deri në përfundim të gjykimit.