Duma: FBI në gjurmët e Edi Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike tha sot se FBI ndodhet fare pranë zbulimit te personit te huaj qe ka dhënë 80 mije dollarë per financimin e paligjshëm te fushatës se Obames. Dhe sipas selisë blu, ky person eshte kryeministri Rama.Pyetjet kryesore qe FBI i ka drejtuar Bilal Shehut, në lidhje me krimin federal të futjes së 80 mijë dollarëve nga një burim i huaj në fushatën e Obamës, kanë të bëjnë me shtetasin e huaj numër 2. Shtetasi i huaj numër 2 i përfshirë në këtë krim të rëndë federal, është Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.Siç e shihni, në 14 pyetjet kyçe të FBI, shtetasi i huaj numër 2, përmendet në pjesën dërrmuese të tyre. Ndërkohë shtetasi i huaj numër 2 nuk jep asnjë shpjegim ku i gjeti paratë, nga i mori, cili është burimi i tyre. Shtetasi i huaj numër 2, pra Edi Rama, hesht edhe pse mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë publikuar këtë skandal, e kanë treguar ate me gisht, i kanë publikuar dhe foton e krimit.Por shtetasi i huaj numër 2, pra Edi Rama, ka detyrimin të përgjigjet publikisht për këtë krim të rëndë.Kush është burimi i 80 mijë dollarëve?A janë para të ligjshme, apo të paligjshme?A janë para droge dhe aktiviteti kriminal?

Share This Video


Download

  
Report form