Gjendja e ekonomisë dhe falimenti i Kurum rrisin me 1.2% kreditë me probleme- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreditë me probleme u rritën sërish në tremujorin e parë të këtij viti, duke arritur në 18.9% ose 1.2% më shumë se fundi i vitit të kaluar, kur u bë edhe fshirja nga bilancet e bankave të kredive pa shpresë arkëtimi dhe që krijoi iluzionin e uljes së tyre. Ngadalësimi i ekonomisë dhe falimenti i kompanisë Kurum, që ka rreth 40 milionë euro kredi te bankat, vlerësohen se janë arsyet kryesore që kanë rritur nivelin e kredive të këqija.
Bankat po përballen me rritjen e nivelit të kredive me probleme, që është edhe rreziku kryesor për kreditimin dhe gjendjen e sistemit bankar.
Pas fshirjes nga bilancet të huave pa shpresë arkëtimi, gjë që krijoi edhe iluzionin se kreditë me probleme po uleshin, niveli tyre është rritur me ritme të shpejta në tremujorin e parë të këtij viti, duke prekur sipas Bankës së Shqipërisë 18.9% ose 1.2% më shumë se fundi i vitit 2015.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/gjendja-e-ekonomise-dhe-falimenti-i-kurum-rrisin-me-1-2-kredite-me-probleme/

Share This Video


Download

  
Report form