http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka marre pjese ne kuvendin zgjedhor ne Vlore. Ne fjalën e tij, Basha ka përdorur nje gjuhe te ashpër ndaj qeveritareve aktuale qe i konsideron si sundimtare te lidhur me boten e krimit. "24 vjet më parë ne hodhëm diktaturën dhe shembëm komunizmin. Ne zëvëndësuam sundimtarët dhe injorantët me intelektualët më të shquar. 10 vjet më parë ishim po ne demokratët që larguam nga pushteti qeverisjen më të korruptuar të Europës me një elitë politike dhe intelektuale me staturë perëndimore. Dëgjojmë jehonën e vendit që thërret për ndihmë, na thërret ta shpëtojmë nga sundimtarët, nga depresivët nga delirantët dhe nga bota e krimit. Vendi kërkon dhe njëherë të mbështet në forcën, ndershmërinë dhe vlerat tona."
Kreu i opozitës i konsideroi zgjedhjet e liderëve te rinj te një rendësie kapitale për të transformuar profilin e lidershipit kombëtar.