http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kete dite padyshim te mire per shqiptaret kryeministri Edi Rama i shoqeruar nga ministrja e integrimit Klajda Gjosha kane dale se bashku para medias per te vleresuar kete etape te re te integrimit; per te falenderuar te gjithe kontribuesit ne proces, ne maxhorance apo opozite dhe per ta bere te qarte se qeveria eshte e fokusuar tashme ne sfiden e radhes qe eshte hapja e negociatave per anëtarësim. Tashme qeveria ka 5 prioritete te qarta per te plotesuar ne menyre qe vendet anetare te hapin negociatat per anetaresim dhe shteti ligjor eshte nje prej kritereve me te forta te be prandaj edhe ne kete dalje kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk ka kthim prapa ne kete proces. Per kete reforme ashtu si dhe per reformen territoriale lideri i maxhorances eshte shprehur i hapur per bashkëpunim me opoziten, por pa lejuar bllokimin e tyre. Kryeministri Rama ka lajmeruar se festa per statusin do te zhvillohet pas vendimit final te Keshillit Europian ne 27 qershor dhe te ftuar do te jene te gjithe edhe ish-kryeministri Berisha. Qëllimi i kësaj feste sipas kryeministrit është që të bashkojë të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë ditë. Ndërsa si kujtim nga koha kur vetë Rama së bashku më studentët e dhjetorit dhanë kontributin e parë për demokracinë dhe integrimin në Shqipëri, Rama i cili e priti online vendimin e statusit postoi një fotografi të tubimit te studenteve ne dhjetor te vitit 1990, shoqëruar me nje koment:b "Dhjetor '90 ne fillim rrugën per Shqipërinë si gjithe Europa ne qytetin Studenti....".