https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Vetëvendosje", e pavendosur - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja mes forcave opozitare, u komentua menjëherë edhe nga lëvizja "Vetëvendosje". Kryetari Albin Kurti, i cili ishte nismëtari për të penguar krijimin e kabinetit "Thaçi 3", tha se ende nuk e ka vendosur nëse forca e tij do të marrë pjesë në qeverinë e re apo jo. Ndërsa mbështetjen për qeverinë e re, Kurti thotë se do ta japë të kushtëzuar. Njoftimi i paktit për koalicionin mes forcave opozitare ka sjellë shumë reagime në kosovë, sidomos në pjesën e konstitucionalistëve, se cilës forcë i takon të mandatohet e para për qeverinë. Neni 95 i kushtetutës sqaron se i takon partisë ose koalicionit që ka siguruar rezultatin më të mirë në zgjedhje, që të provojë formimin e qeverisë. Pas dështimit të saj, ligji themeltar sanksionon, se e drejta i shkon forcës së dytë. Pikëpyetja ne rastin konkret ngrihet prej faktit se koalicioni i ri qe pretendon te udhëheqë Kosovën, nuk ka qene bashkim para elektoral.

Share This Video


Download

  
Report form