http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës lirimin nga detyra të drejtueses së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Zana Xhuka, pasi emërimi i saj është bërë në kundërshtim me ligjin. I vetmi përfaqësues i PD në këtë mbledhje Oerd Bylykbashi qëndroi vetëm pak minuta sa për të shpalosur kundërshtitë e opozitës. Me lirimin nga detyra të kryeinspektores Xhuka për shkak të emërimit të pavlefshëm lind edhe pikëpyetja se çfarë ndodh me aktet administrative që Xhuka ka marrë gjatë kohës që ushtroi këtë detyre. Por sipas Armando Subashit kjo dileme ligjore në këtë rast nuk ka vlerë. Në fund të mbledhjes kërkesa e firmosur nga 51 deputetet pësoi një ndryshim dhe parlamentit nuk i kërkohet shkarkimi i saj, por lirimi nga detyra. Të enjten pritet që kuvendi të miratoje në seancë plenare shkarkimin e Xhukes dhe më pas i takon Presidentit të dekretoje drejtuesin e ri të këtij institucioni.