Bradashesh protesta për landfillin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtues të komunës Bradashesh dhe dhjetëra banore të saj, kundërshtojnë vendimin për vend depozitimin e ri të mbeturinave të qytetit të Elbasanit. Sipas tyre, vendimi përcakton mbylljen e fushës së mbetjeve urbane të qytetit që është jashtë standardeve dhe ngritjen e landifillit të ri të Elbasanit, në komunën e Bradasheshit, në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik. Ky vendim ka nxjerre në protesta banoret që tremben, se hartës së qytetit të tyre do t'i shtohet një tjetër pikë e ndotur. Edhe Sabri Sallaku, kreu i komunës më të madhe të Elbasanit me rreth 15 mijë banorë, i ka bërë thirrje qeverisë të ktheje mbrapsht vendimin për ndërtimin e landfillit të mbeturinave në ketë zonë. Pas protestës, banoret e Bradasheshit kanë firmosur një peticion i cili do t'i dërgohet qeverisë, deputeteve të zonës dhe Avokatit të Popullit. Banorët deklarojnë se do të vijojnë protestat deri në një vendim të dytë.

Share This Video


Download

  
Report form