https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Intervista difektoze" e Artur Gorishtit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Artur Gorishti ka disa muaj që i është rikthyer Tiranës, por këtë të dielë, ka vendosur të flasë për Vizion Plus për një prej aspekteve të shumta të artistit që ai është. Pikturën! Ka mbledhur rreth 40 të tilla në galerinë "Zenit", të cilat kanë nisur tëe realizohen që në vitin 2004 dhe i ka ekspozuar këtu, për t'i kujtuar adhuruesve të tij se aktori i tyre i preferuar, paralel me kinemanë prej vitesh ka dhe telajon. Nën një titull provokues, "Interviste difektoze", Gorishti tregon arsyen e frymëzimi për veprat. 51-vjeçari, i cili jeton prej 8 vitesh në Kanada dhe që për shqiptaret u bë i njohur me interpretimin e tij të pare, në vitin 1983 tek filmi "Dora e ngrohtë" zbulon në këtë rikthim edhe një tjetër dimension, atë të letërsisë. Të nisura si skenarë filmash, ato përfunduan në tregime për t'u botuar në këtë libër. Megjithatë, përtej pasioneve të shumta të artistit Artur Gorishti, përfshi këtu edhe fotografinë, aktori mbetet aspekti më i njohur. Në vitin 2006 ai realizoi me Dhimitër Anagnostin filmin "Gjoleka, djali i Abazit" dhe më herët "Parrullat" me Gjergj Xhuvanin. Këtë vit xhirimet e filmit "Bota" të Iris Elezit e kthyen në Shqipëri, por Gorishti thotë se një tjetër film do të sjellë përsëri shpejt në atdhe.

Share This Video


Download

  
Report form