Kthehen në shtëpi gratë e pastreha - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë radhë në sytë e saj derdhen lot gëzimi. Edhe pse ndërtesa nuk është më si më parë, pasi muret janë shkatërruar dhe një pjesë e orendive është dëmtuar, Petritja ndjen ngrohtësinë e shtëpisë. E moshuara nuk ngurron t'i falënderojë të gjithë ata që u munduan t'i jepnin një ndihmë gjatë netëve të ftohta që kaloi jashtë për gati tre muaj. Me mbështetjen e avokatit të Popullit të dy gratë janë rikthyer prej dy ditësh në shtëpinë ku kanë jetuar gjithë jetën e tyre. Tashmë ato janë në ndjekje të të gjitha procedurave ligjore për të përfituar privatizimin e banesës me bindjen se drejtësia shqiptare do t'i ndihmojë. Ky rast është një ndër të shumtit ku qytetarëve u është dashur të përjetojnë daljen në rrugë të madhe nga paqartësia që solli akti normativ i miratuar një vit më parë, për rikthimin e shtëpive ish-pronarëve.

Share This Video


Download

  
Report form