Ikonat, burg dy të akuzuarve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Burg pa fat ka qene vendimi i Gjykatës se Tiranës për Gjergji Thimon, nje prej te arrestuarve lidhur me trafikun e ikonave dhe veprave te artit. Duke e konsideruar te drejte arrestimin e tyre nga policia, gjykata dha te njëjtën mase, burg pa afat, edhe per Arben Spahon. Pas seancës qe u mbaj me dyer te mbyllura, avokati i Gjergji Thimos, Qazim Gjonaj deklaroi se klienti i tij nuk është trafikant, por koleksionist, i cili ka grumbulluar ikonat ne përputhje me ligjin dhe nuk i ka fshehur asnjëherë ato. Ndërsa avokati i Arben Spahos, Myrteza Myftaraj, pretendoi gjithashtu se Spaho nuk është trafikant. Sipas tij, ikonat e gjetura ne shtëpinë e te arrestuarit, i ishin dhënë atij nga Gjergji Thimo, pasi ky i fundit i kishte disa para borxh. E nderkohe qe asnje prej dy te arrestuarve nuk ka pranuar akuzat, pjese e operacionit ka qene edhe Artan Koçiu, i cili eshte prangosur mbrëmjen e te enjtes nga policia, si pjese e rrjetit. Pavarësisht se gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin e saj per dy te arrestuarit, ne Galerinë Kombëtare te Arteve, ku prej tre ditësh ndodhen veprat e sekuestruara, punon nje grup ekspertesh. Ky grup ende nuk ka dale ne përfundim lidhur me regjistrimin ose jo te këtyre veprave. Madje, pasditen e kësaj te premte, ministria e Kulturës, ka njoftuar hapjen e nje ekspozite me disa nga ikonat me te mira te cilat ndodheshin ne shtëpinë e Gjergji Thimos, e qe tani jane ne Galerinë Kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS