Itali, vrasja e Sadik Hajderasit kapen 2 vëllezërit shqiptarë

Report TV 2015-08-21

Views 8

MILANO - Policia Italiane e Piacences zbardh atentatin e djeshëm ku mbeti i vrarë shqiptari Skender Hajderasi dhe një tjetër shqiptar u plagos.

Për ngjarjen janë vënë në pranga dy vëllezër me origjinë shqiptare të cilët janë ndaluar mesditën e sotme në aeroportin e Malpencas në Milano në tentativën për tu larguar drejt Shqipërisë.

Dy shqiptarët e ndaluar janë vëllezërit me iniciale M.U 28 vjeç si dhe D.U 30 vjeç. Nga hetimet paraprake rezulton se personi që ka qëlluar mbi Hajdersin është 28 vjeçari me iniciale M.U, ndërsa pritet të zbardhet dhe roili i vëllait tjetër.

Shqiptarët janë ndaluar në aeroport në shoqërinë e bashkëshortes së njërit prej vëllezërve dhe djalit të tij.

Share This Video


Download

  
Report form