Vrasja në Laç, Topi: Pjellë e politikës së vjetë

Report TV 2015-08-21

Views 4

TIRANE - Pas votës së hedhur në shkollën 9-vjeçare, "Servete Maçi", kreu i Partisë "Fryma e Re Demokratike", Bamir Topi komentoi mbi ngjarjen e sotme në Laç. "Ajo që ka ndodhur në Laç, ajo që po ndodh ndoshta edhe në episode të tjera në mbarë vendin, por natyrisht ajo që ka të bëjë me humbjen e një jete, është dominant i një mometni shumë të keq, për ditën e zgjedhjeve. Është produkt i një politike të vjetër. Këtë e ka prodhuar politika, këtë po bën dhe sot. Njerëzit natyrisht në formimin e tyre janë të prirur që të shkojnë pas partive politike, por kur është një politikë e egër, kur ka një individ dapo disa individë që gjatë gjithë kohës së tranzicionit kanë pjellë këtë lloj politike, unë besoj se është momenti që shoqëria sot të vendosë me qetësi",-tha Topi.

Share This Video


Download

  
Report form