Ramush Haradinaj në ditën e parë të fushatës zgjedhore qëndroi në Shkup, si mysafir i Partisë Demokratike Shqiptare. Ai u prit nga kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga radhët e PDSH-së, Muhamet Thaçi dhe qindra qytetarë, simpatizant të PDSH-së. Haradinaj me këtë rast porositi kreun e PDSH-së që të ruajnë drejtimin dhe të përqendrohen drejtë fitores.
"Unë jam i bindur se PDSH-ja në Maqedoni ka bashkuar rreth vetes njerëz të zotë, kuadër të zot, po ashtu energji të reja. Përditshmëria dhe ajo çka ndodhë çdo ditë nuk duhet me ju marrë, do të thotë ka ndodhë diçka sot, ka ndodhë diçka dje, ndodh diçka nesër, mos t'ju merr ajo. Po drejtimi është me rëndësi, mbajeni drejtimin.. Andaj ju lus të gjithë ju me u bë bashkë atë ditë dhe me Muhametin me qenë. Besoj shumë që PDSH-ja e udhëhequr nga zoti Menduh Thaçi do ta marrë shumicën e besimit", deklaroi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.
Ndërkohë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u shpreh se është rastësi vizita e Haradinajt e cila korrespondon me fillimin e fushatës zgjedhore.
"Sinqerisht mendoj se shumë duhet të angazhohemi, një pjesë të vëllezërve tonë dhe motrave tona që janë shumë të dëshpëruar dhe të zhgënjyer, mos ti lejojmë që të largohen prej procesit politik, ti bindim që ka shanse, ti bindim që ka mundësi dhe kjo mundësi është PDSH-ja, platforma e kësaj partie dhe besoj se në këto zgjedhje jo që vetëm do të dalim fitues, se përherë s'kemi dalë fitues po përherë faqebardhë kemi dalë", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Ndërkohë kandidati i PDSH-së për Komunën e Çairit Muhamet Thaçi u shpreh se është koha kur duhet dhënë fundin atyre që mundësuan diskriminim që po u bëhet sot shqiptarëve. Bedri Rexhallari